Bashkia e Kukësit është drejt përfundimit të njërit prej projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, Unazën Veriore të qytetit. Investimi i Bashkisë prej 97 milionë lekësh të reja është siguruar përmes fondit të zhvillimit të rajoneve. Kryebashkiaku Bashkim Shehu,thotë se kjo rrugë do të zgjidhë shqetësimin më të madh për tregtarët dhe përdoruesit e rrugës,duke përmendur edhe një sërë projektesh që priten të nisin në Kukës. Unaza veriore e qytetit ka një gjatësi 1.2 km, me të gjitha parametrat e nevojshëm të funksionimit të saj, përfshirë infrastrukturën nëntokësore, kanalizime, trotuare, ndriçim dhe drurë dekorativë. /abcnews.al
Kukës, drejt përfundimit Unaza Veriore, 97 milionë lekë investimi
schedule11:58 - 21 Maj, 2018
schedule 11:58 - 21 Maj, 2018