Sot është afati i fundit i aplikimit për vendet vakante të KQZ-së së re. Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al kanë aplikuar për kryetar Ilirjan Celibashi dhe Ilir Rusmajli.
Burimet pranë Partisë Socialiste thonë se i “preferuari” i mazhorancës është Celibashi Ndërsa Prokurori i Krujës, Petrit Çano aplikon për tu bërë anëtar i KAS.
Ditën e djeshme Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit të Posaçëm që do të përzgjedhë anëtarët e KQZ.
Ndërkohë, abcnews.al ka raportuar më herët edhe listën e aplikantëve të cilët kanë shprehur dëshirën për të marrë poste në KQZ-në e re. g.v/abcnews.al

