Renova nuk ia doli përballë Hajdukut të Splitit, takim që e humbi me rezultatin 0-1. Një gol i Mijo Caktas në minutën e katërt vendosi ndeshjen e luajtur në “Ecolog Arena” të Tetovës, duke sjellë eliminimin e ekipit shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Kapiteni i ekipit kroat përfitoi nga një kros i Jairo nga krahu i djathtë dhe mposhti me kokë portierin Hadis Velii. Përballja ishte e balancuar, edhe pse Hajduku pati disa raste më shumë se ekipi vendas.
FK Renova 0:[1] HNK Hajduk Split – Mijo Caktaš 5′ from r/soccer
Merr fund në këtë mënyrë aventura evropiane e Renovës, që kishte eliminuar armenët e Alashkert në raundin e parë, takim që e fitoi 0-1 jashtë fushe falë golit të Nenad Mishkovskit. /abcnews.al