Mish i kontaminuar në Elbasan, AKU bllokon rreth tetë tonë

schedule13:20 - 19 Maj, 2018

schedule 13:20 - 19 Maj, 2018

Në një aksion të AKU-së në Elbasan është sekuestruar një sasi e madhe mishi, rreth 8 ton  i dyshuar si i kontaminuar. Nga kontrolli i ushtruar nga policia në bashkëpunim me AKU-në në lagjen “5 Maji” të qytetit është bllokuar një subjekt, i cili tregtonte dhe përpunonte mishin në mënyrë të kundraligjshme.

Ky biznes në pronësi të një 42-vjeçari nga Elbasani ishte i papajisur me licensë dhe pa etiketë produkti. Në këtë subjekt mësohet se është bllokuar nga specialistët e  AKU-së,  978 kilogramë mish derri, 3840 kilogramë kofsha pule, 3920 kilogramë fileto pule, 37 kilogramë mish viçi, 111 kilogramë qofte dhe 645 kilogramë mish gici. Produktet e sekuestruara do të dërgohen në Durrës për t’u nënshtruar analizave dhe për të vërtetuar dyshimet e ngritura nga specialistët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!