Vendimi i Leo Messit për të qëndruar te Barcelona dhe ulja e Roland Koeman në stol kanë rikthyer entuziazmin e munguar në kampin katalanas.
Jo vetëm kaq, por edhe lojën e bukur me të cilën skuadra e La Liga-s ka mësuar tifozët e shumtë. Barça po luan një miqësore kundër Gironas.
W?W! pic.twitter.com/h2eka8HN6I
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 16, 2020
45 minutat e para janë mbyllur me rezultatin 2-0 për djemtë e holandezit Koeman. Philippe Coutinho (21′) dhe Leo Messi (45′) janë autorët e golave për Barcelonën.
Goli që zhbllokoi sfidën erdhi pas një aksioni model, me brazilianin e rikthyer nga Bayerni që finalizoi kryeveprën katalanase. Në minutën e fundit erdhi edhe rrjeta e “pleshtit”.
? ?????? !!!!! ? pic.twitter.com/XaKV7gVhrq
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 16, 2020
Eurogol i Leo Messit, i cili dhuron një goditje fantastike nga krahu i majtë, me topin që përplaset në shtyllë përpara se të përfundojë në rrjetë. /abcnews.al