Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prishja e marrëveshjes me Iranin, BE ngre “mburojën”

schedule22:42 - 18 Maj, 2018

schedule 22:42 - 18 Maj, 2018

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja me Iranin ka detyruar BE-në të riaktivizojë një statut të vjetër për të imunizuar kompanitë europiane që bashkëpunojnë me Republikën Islamike.

Komisioni Europian ka propozuar aktivizimin e një statuti të fjetur për të mbrojtur kompanitë europiane që bëjnë biznes me Iranin nga kërcënimi i sanksioneve amerikane. Statuti është miratuar në vitin 1996 si përgjigje ndaj embargos së vendosur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Kubës, por nuk ka hyrë kurrë në fuqi. Komisioni propozoi gjithashtu heqjen e barrierave që pengojnë Bankën Europiane të Investimeve të financojë aktivitete të llojeve të ndryshme në Iran. Në këtë aspekt, Banka do të mbështesë investimet europiane në Republikën Islamike, përfshirë ato në sektorin e energjisë që janë boshti i ekonomisë iraniane. Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës do të kenë dy muaj kohë të shqyrtojnë dhe të miratojnë ose jo propozimet në fjalë, në prag të hyrjes në fuqi të sanksioneve amerikane, më 6 gusht. Dy propozimet janë pikat kyçe të një vendimi të KE-së për të vepruar në 4 fronte ndaj masave të Uashingtonit – thuhet në një komunikatë. Në të nënvizohet se Brukseli mbetet i përkushtuar për vijimësinë dhe përforcimin e marrëdhënieve me Iranin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!