Fitore me përmbysje për kampionët e Tiranës ditën e sotme. Djemtë e Emmanuel Egbo u përballën me Vllazninë në “Selman Stërmasi”, takim që e fituan me rezultatin 2-1.
Shkodranët kaluan të parët në avantazh. Da Silva fitoi një penallti në minutën e 17-të dhe Ismael Dunga (pjesë e bardhebluve në sezonin e fundit) nuk gaboi nga pika e bardhë.
Vendasit u hodhën në kërkim të golit të barazimit dhe e gjetën atë një minutë para fundit të pjesës së parë. Pasiguri e mbrojtjes mike dhe Ernest Muçi finalizoi, duke dërguar topin në rrjetë.
https://streamable.com/wo7vi3
Goli i dytë erdhi në minutat e fundit të ndeshjes. Albion Avdijaj, i cili kishte pak sekonda që ishte hedhur në fushën e blertë, shfrytëzoi një asist të Elton Cale dhe realizoi golin e fitores për ekipin e tij. /abcnews.al
Miqësorja në “Selman Stërmasi”
Tirana-Vllaznia 2-1
(Muqi 44′, Avdijaj 86′ / Dunga (pen) 17′)