Kodi i ri Zgjedhor, Meta: Të realizohen ndryshimet, kërkesa e opozitës për ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar

schedule17:49 - 15 Shtator, 2020

schedule 17:49 - 15 Shtator, 2020

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe diskutimet e Këshillit Politik.

Sipas Presidentit, kërkesa e opozitës për ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar ndërsa kërkon respektimin pikë për pikë të marrëveshjes së 5 qershorit.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan Presidenti në një status në rrjetet sociale.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!