Këshill i Lartë Gjyqësor ka vendosur në mënyrë unanime pezullimin e gjyqtares Mimoza Margjeka e cila nga hetimet e SPAK ka rezultuar se ka marrë 6000 mijë euro ryshfet për të ndryshuar masën e sigurisë për një të burgosur për trafik emigrantësh.
Margjeka është lënë në arrest shtëpi, bashkë me avokatin Skënder Demiraj i cili kishte ndërmjetësuar ujdinë mes palëve, ndërsa në pranga kanë përfunduar bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara, si dhe Nejton Bali dhe Klaudjo Zhila kanë përfunduar pas hekurave.
Pas arrestimit të Orion Balit në Pogradec me akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit të emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore, vëllai i tij u vendos në lëvizje.
Pasi shkalla e parë e la në burg, Nejton Bali, që është vëllai i të Orionit, së bashku me Klaudjo Zhillën dhe avokatin Skënder Demiraj në bashkëpunimin me njëri tjetrin kontaktuan burrin e gjyqtares Arben Cara, të cilit i dhanë 6 mijë euro në mënyrë që gruaja e tij gjyqtare të ndryshonte vendimin, të cilin e bëri.
Margjeka njihet si gjyqtarja që nuk njohu rezultatin e zgjedhjeve lokale në Durrës vitin e shkuar. Ajo nuk i dha në shkallën e parë mandatin kryebashkiakes së PS që garoi vetëm, Valbona Sako.
Sipas saj zgjedhjet ishin nul, për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj./m.v. abcnews.al