Nisja e shkollave, Ademi: Formulari nuk tregon nëse je i prekur nga Covid-19, duhet testim

schedule09:12 - 14 Shtator, 2020

schedule 09:12 - 14 Shtator, 2020

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka deklaruar në ditën e parë të shkollës së janë marrë masat që të nisë mësimi brenda protokollit të përcaktuar nga Shëndetësia. Ademi deklaroi se ka shkolla mjaftueshëm për të shpërndarë nxënësit në mënyrë që të ruhet distanca e sigurisë mes tyre, ndërsa shtoi se në disa të tjera do punohet me dy turne.

“Gjithë matura u hap pas mbylljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në rastet kur do verifikohet që ka një mungesë do përpiqemi të bashkëpunojmë me autoritetet. Po përpiqemi të sigurojmë edhe maska duke pasur parasysh që flitet për një periudhë të gjatë. Në shkollat në Shkodër kushtet janë të përshtatshme. Kemi shkolla mjaftueshëm për të ruajtur distancën. Ka shkolla që do punojnë me dy turne. Kërkohet një mënyrë e të sjellurit ndryshe. Nuk kemi probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Do të jetë sfidë nuk do të jetë e lehtë. Por nëse jemi të kujdesshëm do menaxhojmë pandeminë“, u shpreh Ademi.

Ajo u pyet edhe për formularin që prindi duhet të plotësojë ku mban përgjegjësi për deklarimin nëse ka apo jo të prekur në familje. Ademi theksoi se kjo është një përgjegjësi sociale, por nuk përcakton me siguri nëse je apo jo i prekur .

“Në fakt unë duhet të deklaroj se nuk jam e sëmurë me Covid. Kjo mund të konfirmohet,. Vlen deklarata në aspektin e një përgjegjësie sociale. Por edhe për vetëdijen për të kontrolluar veten nëse kemi shqetësime. Kjo nuk siguron të qenurit të painfektuara. Por sigurimi i mbështetjes me testim do të ishte i sigurt. Deklarata është një kujdes për të thënë nëse kam apo jo shqetësime por nuk përcakton asgjë. Në Shkodër ne kemi mjekë të mirë. Gatishmëria e tyre ka qenë dhe vazhdon të mbetet. Shkolla ka nevojë të punojë me qendra shëndetësore. Do të ketë ngarkesë për mjekët”, tha ajo./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!