Një grua shqiptare humbi jetën në një aksident rreth orës 01:30 të mëngjesit në ishullin e Naxosit në Greqi. Familja shqiptare, çifti i bashkëshortëve dhe 3 fëmijët, 2 vajzat dhe djali po ktheheshin në shtëpi nga një rrugë fshati.
Kryefamiljari humbi drejtimin e makinës dhe u përplas me murin rrethues të një banese. Përplasja rezultoi fatale për nënën e 3 fëmijëve që humbi jetën në vend.
Policia thotë se kryefamiljari dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit. Makina u shkatërrua plotësisht. Të plagosurit, por edhe viktima u nxorën nga makina nga zjarrfikësit që prenë hekurat e makinës. db/ Abcnews.al