Timonthy Castagne, mbrojtësi i Belgjikës, u transferua nga Atalanta te Leicester City në Premier League dhe pas vetëm 56 minutash lojë në futbollin anglez, ka shënuar gol.
Anësori i djathtë duket se është përshtatur shpejt te “Dhelprat” dhe ka shënuar golin e parë të sfidës në transfertë kundër West Brom, duke kaluar në avantazh të besuarit e Brendan Rodgers.
Futbollisti tjetër belg, Denis Praet, është ai që kroson nga e majta. Castagna vjen me shpejtësi nga fasho e djathtë e fushës dhe fluturon në zonë, duke shënuar një gol shumë të bukur me kokë. 0-1 për Leicester!/abcnews.al
https://twitter.com/AdemolaVictor/status/1305148675983839239