Kanada raportoi zero vdekje COVID-19 në 24 orët e fundit për herë të parë që nga 15 Marsi, sipas të dhënave të agjencisë së shëndetit publik. Numri i viktimave në Kanada është 9,163, i njëjtë me numrin e viktimave të raportuara më 10 shtator, sipas të dhënave të qeverisë.
Situata e Kanadasë duket relativisht e mirë në krahasim me fqinjin e saj jugor. Përtej kufirit në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 190,000 njerëz kanë vdekur nga pandemia dhe më shumë se 6.38 milion njerëz janë infektuar. Përvoja e Kanadasë me SARS, ose sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes, ndihmoi zyrtarët shëndetësorë të jenë më të përgatitur. SARS shkaktoi 44 viktima në Kanada.
Rasti i parë me koronavirus i regjistruar në Kanada ishte në Toronto, më 25 janar. s.ba/abcnews.al