Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, pas dy fitoreve që kuqezinjtë arritën me Austrinë dhe Andorrën, sigurisht merr një vend të rëndësishëm edhe në media. Sonte ai është i ftuar në emisionin “Pressing” në Abc News.
“Futbolli është një nga gjërat më të bukura. Qëndruam një herë pa futboll, nëse ndodh sërish do të jetë e dëmshme. Qeveria duhet të bëjë shumë për futbollin. Këtu nuk ndihmojnë shumë. Në Rumani shteti jep 50 milion euro për infrastrukturën. Edhe në Gjeorgji japin goxha para”.
“Kemi dy objektiva, të fitojmë dhe të çojmë lojtarë te kombëtarja A. Pas De Biasit kanë marrë shumë lojtarë nga poshtë. Panucci merrte shumë lojtarë, nuk ka rëndësi luanin apo jo. Me rëndësi ishte që ishin pjesë e kombëtares. I merrte se i duheshin. Ne u munduam të merrnim rezultate edhe me atë që kishim. Kemi bërë lojëra, por nuk kemi marrë rezultate”.
“Ne jemi ekip modest, edhe pse kemi shumë alternativa tani. Besoj se do të bëjmë shumë mirë në të ardhmen. Gjithsesi duhet përqendrim. E kemi problem kur fitojmë një ndeshje, komplet si rajon. Jam munduar ta mbaj të karikuar ekipi. Duhet motivim në çdo ndeshje. Me U21 nuk kemi pasur probleme gjatë lojës. Kam qenë i kënaqur herën e fundit. Kishim 6 lojtarë që luanin për herë të parë në Austri. Po ishim të mobilizuar i hapim probleme kujtdo.
Kur kam thënë se jemi Francë e vogël e kam thënë se kemi shumë lojtarë. Ne do mundohemi të marrim më të mirët. Janë 35 lojtarë dhe merren më të mirët. Në Superiorja më parë ka pasur 1-2 lojtarë të datëlindjes 1996. Kemi marrë nga kategoria e tretë dhe e katërt, por kanë bërë mirë. Tani na ndihmuan skuadra si Laçi, Teuta e Tirana, me lojtarë që luajnë. Ne marrim thjeshtë më të mirët”
“Kur themi se jemi Francë e vogël do të thotë që nuk do të vuajmë për futbollistë. E keni parë Federatën që është bërë, që nuk është bërë kot. Normalisht duhet që qeveria të ndihmojë”. /abcnews.al

