Analisti: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë po zbut radikalizmin serb në Mal të Zi dhe rajon

schedule22:58 - 9 Shtator, 2020

schedule 22:58 - 9 Shtator, 2020

Marrëveshja e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë pritet të ketë ndikim edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Ndikimet e para duket se do ndjehen edhe në Malin e Zi, i sapo dalë nga zgjedhjet e reja parlamentare.

Në një intervistë për emisionin “Ballkan”, analisti Kristijan Dukaj u shpreh se marrëveshja e Uashingtonit ka zbutur radikalizmin serb në rajon dhe në Mal të Zi.

Marrëveshja e para disa ditëve në Washington midis Serbisë dhe Kosovës në prani të presidentit Donald Trump duket që ka filluar ta zbusë radikalizmin serb në rajon dhe në Mal të Zi. Duhet të cek se në Mal të Zi kjo çështje nuk është në fokus sepse ne jemi në përpjekje për të formuar një qeveri të re pas zgjedhjeve dhe duket se kjo temë nuk është trajtuar aq thellë. Mund të them se për këtë marrëveshje, besohet se radikalizmi serb edhe në Mal të Zi do të jetë shumë më i zbutur, pasi Vuyçiç do të zbusë ndikimin e tij në Mal të Zi”, deklaroi ai.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!