Këngëtarja e ëmbël, Selena Gomez ka treguar edhe disa detaje përsa i përket jetës private përballë artistit të ‘makeup-it’, Nikkie De Jager.
Ajo ka pohuar se periudha në karantinë ka qenë e vështirë dhe se ndjekësit e kanë marrë shumë seriozisht deklaratën se ajo do një të dashur.
“Të gjithë ish-të dashurit e mi mendojnë se unë jam e çmendur, por nuk më intereson”, është shprehur këngëtarja.
Kujtojmë se Selena ka qenë në një lidhje me disa emra të njohur të showbizit, Justin Bieber, The Weeknd, Nick Jonas.l.k/abcnews.al