Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka folur për gjendjen fizike të Cristiano Ronaldos, në vigjilje të sfidës ndaj Suedisë në transfertë. Në fjalën e tij, kreu i pankinës luzitane u shpreh:
“Ai u stërvit 25-30 minuta në seancën e së dielës, por le të shohim se si do të shkojnë gjërat. Infeksioni është kuruar, por duhet të shohim si do të ndihet kur të veshë këpucët dhe të vrapojë.
Nëse do të jetë në rregull, atëherë do të jetë një alternativë, ashtu si gjithë të tjerët. Asnjë skuadër në botë nuk mund të jetë në versionin më të mirë kur më të mirët nuk i ka në dispozicion.
Por, unë mendoj se edhe kur Ronaldo mungon, kjo mbetet një skuadër e shkëlqyer, një ekip që është në gjendje të kërkojë fitoren në çdo ndeshje, siç e tregoi kundër Kroacisë”, u shpreh Fernando Santos./abcnews.al

