Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lajm i mirë: Italia nis testimin e vaksinës kundër Covid-19 te njerëzit

schedule15:17 - 8 Shtator, 2020

schedule 15:17 - 8 Shtator, 2020

Italia ka nisur testimin e vaksinës kundër Covid-19 te njerëzit. Provat e vaksinës te njerëzit kanë filluar në Spitalin e Veronas dhe është testuar tashmë te gjashtë vullnetarët e parë, raporton Tgcom24

Mosha e vullnetarëve varion nga 18 deri në 54-vjeç. Tri dozat e para të vaksinave të Grad-Cov2  u testuan te vullnetarët e parë të mërkurën e kaluar në Romë në spitalin “Spallanzani”.

 

Prova e fundit është kryer nga Qendra Klinike e Kërkimit e Spitalit “Borgo Roma” në Verona, si pjesë e bashkëpunimit të nisur nga Universiteti i Verona me Spitalin “Spallanzani”.

Vaksina është “krijuar dhe prodhuar nga kompania italiane e bioteknologjisë ReiThera e Castel Romano. Ajo ka kaluar testet paraklinike të kryera si “in vitro” ashtu edhe “in vivo” në modelet e kafshëve, duke dhënë efekte pozitive.

 

Për këtë arsye u miratua faza e pare e eksperimentimit tek njerëzit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, Agjencia Italiane e Barnave dhe Komiteti Kombëtar i Etikës për urgjencën Covid-19.

Nëse çdo gjë shkon siç duhet,  deri në vitin 2021, mund të prodhohen miliona doza. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!