Sulmuesi i Borussia Dortmund, Marco Reus, u rikthye në fushën e lojës pas plot shtatë muajsh mungesë. Dhe rikthimi i kapitenit, ishte për të mos u harruar.
Reus shënoi golin e parë në fitoren 2-1 të Borussia Dortmund në miqësore ndaj Sparta Rotterdam, një gol që tregoi të gjitha aftësitë e tij.
Pasi merr një top nga e majta, Reus spostohet në qendër dhe driblon 3-4 futbollistë, para se të godasë me të djathtën dhe të gjejë rrjetën. Një futbollist fantastik!/abcnews.al
MARCO? REUS https://t.co/4oxvxr2Zim
— erick (@reuspfc) September 7, 2020