Tajfuni Haishen i cili goditi Japoninë , është drejtuar drejt Koresë së Jugut.
Fillimisht stuhia goditi Ulsan që ndodhet në veri të Busan, qyteti më i madh i Koresë së Jugut.
Ndërkohë për shkak të këtij tajfuni 10 aeroporte kanë anuluar më shumë se 300 fluturime. Gjithashtu janë anuluar edhe disa shërbime të lëvizjes së trenave.
Japonia pësoi humbje të energjisë elektrike, ndërsa 32 persona mbetën të plagosur, shkruajnë mediet e huaja.
Sakaq rreth 8 milion personave në Japoni iu kërkua evakuimi.
“Haishen” ka çuar në mbylljen e fabrikave, shkollave dhe bizneseve në të gjithë Japoninë perëndimore. Qindra fluturime dhe shërbime trenash gjithashtu u anuluan.
/abcnews.al/