Mësuesja e një shkolle fillore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës detyron fëmijët të qëllojnë me gurë shokun e tyre të klasës, pasi nuk ishte sjellë mirë. Policia u dorëzon filmimin televizioneve amerikane që ta transmetojnë, nisin hetimet.
https://www.youtube.com/watch?v=zxlA0NhfsgE
Një fëmijë katër vjeç mbulon fytyrën duke qarë, ndërsa shokët e tij e qëllojnë me gurë. Nuk është lojë e shëmtuar dhe as një episod bulizmi tek moshat e vogla, por një dënim i vendosur nga mësuesja. Mësuesja e një shkolle fillore në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kërkoi nxënësve të saj të vegjël që të qëllonin me gurë shokun e tyre të klasës pasi ishte sjellë keq. Në skenë ishte e pranishme dhe një mësuese tjetër, e cila ka filmuar cdo gjë dhe më pas ia ka dorëzuar policisë e cila ka hapur dhe një dosje.
Në një moment, mësuesja u thotë vogëlushëve që të mos qëllojnë më pasi katër-vjeçcari e kishte marrë mësimin. Policia u shpreh për televizionin amerikan Fox News se kishte marrë videon me anë të një emaili dhe aty shihen gjashtë fëmijë të moshës katër vjeç që qëllojnë me gurë bashkëmoshatarin e tyre me urdhër të mësueses. Mësuesja tjetër që filmoi çdo gjë tregoi se kishte parë skenën teksa po nxirrte klasën e saj në oborr. Dhe pse policia ka marrë në pyetje mësuesen autore të kësaj ngjarjeje, ndaj saj nuk është marrë ende asnjë masë./abcnews.al