Ministri Gjiknuri inspekton investimet në Vlorë

schedule12:31 - 13 Maj, 2018

schedule 12:31 - 13 Maj, 2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, po inspekton investimet që po kryhen në qytetin e Vlorës. Nënstacioni i ri elektrik në Orikum është një prej tyre.

Në Orikum, nënstacioni i ri elektrik që lidh rrjetin 110 kV me rrjetet 35 dhe 20 kV është drejt përfundimit. Punimet u inspektuan nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Damian Gjiknuri: “Nënstacioni do bëjë të mundur përmirësimin e furnizimit me energji të të gjithë zonës së Orikumit, ku efekti do të jetë i menjëhershëm me lidhjen që do të ketë rrjeti 35 kV. Janë investime të nevojshme për këtë zonë turistike. Ka patur dhe shqetësime nga banorët për furnizimin por e rëndësishme është mesazhi që po jepet se investimet janë të mëdha dhe po vazhdojnë. Kjo është një nga veprat më të mëdha pas linjës 110 Kv që ne tashmë e kemi përfunduar dhe besoj se në kuadrin e një viti situate do ketë ndryshuar radikalisht në gjithë zonën e Orikumit”

Sipas ministrit Gjiknuri, qyteti i Vlorës ka përfituar 800 milionë lekë të reja investime, në proces janë edhe 1.2 miliardë lekë të tjera, ndërsa një projekt tjetër është gati.

Ardian Çela: “Ky projekt i ri ka të bëjë me sistemimin e rrjetit elektrik nga tuneli i Ujit të Ftohtë deri në zonën e Radhimës që shkon rreth 2.2 miliardë lek të reja. Gjithë këto rezultate dhe gjithë këto investime arrihen edhe në saj të performancës së kompanisë dhe bashkëpunimit të qytetarëve”

Ministri Gjiknuri theksoi nevojën për të mirëadministruar investimet e kryera, por dhe ato në proces. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!