Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Formula 1/ Garë e çmendur në Monza: Triumfon një i panjohur, surpriza në pod

schedule17:03 - 6 Shtator, 2020

schedule 17:03 - 6 Shtator, 2020

Ka përfunduar Çmimi i Madh i Monzës në Formula 1 dhe fituesi është një surprizë. Pierre Gasly i skuderisë AlphaTauri është fituesi në garën e Italisë.

Triumfi i parë në karrierë për 24-vjeçarin francez, teksa nuk mungojnë edhe emrat e tjerë surprizues në pod. Në vend të dytë u rendit Carlos Sainz i McLaren, teksa i treti e mbylli kanadezi Lance Stroll i Racing Point.

Vetëm pozicioni i shtatë për Lewis Hamilton (u penalizua nga komisarët), kampionin në fuqi të këtij sporti. Tifozët prisnin shumë nga Ferrari, por pilotët e skuaderisë së famshme italiane dhuruan një tjetër garë për t’u harruar.

Carles Leclerc u përfshi në një përplasje të frikshme dhe për fat të mirë nuk u dëmtua, teksa jashtë pistës përfundoi edhe Sebastian Vettel, gjermani i “kokëkuqes”. “Sinqerisht, është e pabesueshme. Nuk jam i sigurt nëse po arrij ta kuptoj atë që ka ndodhur, ishte realisht një garë e çmendur“, u shpreh fituesi Gasly. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!