Pakti me Serbinë, Mustafa: Faleminderit Trump! Hoti arriti ta ribëjë Kosovën në pak javë

schedule18:26 - 4 Shtator, 2020

schedule 18:26 - 4 Shtator, 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë me Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nëshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj  Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe sidomos Presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.

Po ashtu, përgëzoj Kryeminstrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Repblikës së Kosovës. Kryeminstri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur. Faleminderit, President Tramp!” shkruan ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!