Irani ka dënuar valën e bombardimeve ajrore të ushtrisë së Izraelit në Siri. Gjithashtu ka bërë thirrje që shteti hebre të respektojë sovranitetin e Sirisë.
Irani ka mbështetur të drejtën e Sirisë për të mbrojtur veten pasi Izraeli lëshoi bombardime ajrore ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane në afërsi të Damaskut. Në komentet e para nga Irani që prej valës së sulmeve të së enjtes, ministri i jashtëme dënoi “dhunimin e sovranitetit të Sirisë”. Bombardimet ishin më të rëndat të zhvilluara në dekada nga Izraeli. Tensionet mes dy vendeve vijnë pasi 20 raketa u lëshuan ndaj ushtrisë së shtetit hebre në Lartësinë Golan.
Izraeli thotë se avionët luftarakë iranianë kanë kryer sulmet. Megjithatë Teherani as ka konfirmuar dhe as përgënjeshtruar akuzat dhe ka thënë se kundërpërgjigja e Tel Avivit në Siri është ndërmarrë me pretendime të pabaza dhe të shpikura vetë. Irani ka vendosur qindra trupa në Siri, si këshilltarë ushtarakë të ushtrisë siriane. Mijëra militantë të armatosur, të trajnuar dhe të financuar nga Irani kanë luftuar gjithashtu me forcat rebele së bashku me ushtarët sirianë.
Të enjten, në përgjigje të sulmeve të Hebrenjve të Golan, Izraeli tha se avionët e tij luftarakë kishin goditur gati të gjithë infrastrukturën ushtarake të Iranit brenda Sirisë – rreth 70 objektiva – në sulmin më të madh që kur lufta civile e Sirisë filloi në 2011. Ndërkohë, Irani dhe Izraeli janë armiqë të betuar por kurrë nuk janë përballur në një luftë direkte. Gjithmonë mes tyre ka pasur përplasje verbale dhe sidomos tensione dhe deklarata fyese. /abcnews.al