Rama i përgjigjet ambasadorit Lu: Puna ime të them atë që mendoj

schedule15:43 - 11 Maj, 2018

schedule 15:43 - 11 Maj, 2018

Menjëherë pas deklaratës së bërë nga ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, i cili tha se kryeministri duhet të flasë në emër të tij, ka reaguar kreu i qeverisë Edi Rama.  Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama e ka quajtur normale këtë komunikim.

“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet.Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua” i përgjigjet kryeministri Rama Ambasadorit Lu. /abcnews.al