Trajneri i Shqipërisë, Eduardo Reja, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës ndaj Bjellorusisë, në trasnfertë. Në fjalën e tij, kreu i pankinës kuqezi tha: “Besoj se do të luajnë lojtarët e zakonshëm, sepse nuk kemi kohë për eksperimente. Kemi humbur edhe miqësoret në mars për shkak të pandemisë, prandaj do të ketë kohë për lojtarët e rinj dhe për eksperimente.
Më shqetëson gjendja fizike e lojtarëve, por jam i kënaqur me grupin, pasi ka një raport të mirë mes lojtarëve dhe stafit teknik. Ndeshja është shumë e rëndësishme, kemi punuar mirë. Kjo është një ndeshje zyrtare, mbetet për t’u parë si do të paraqitet skuadra. Ndërsa për gjendjen fizike në stërvitje, jam i kënaqur.
Sigurisht që do të jetë e vështirë pa cilësinë e Memushajt, mungesa e tij më shqetëson. Do të shpresojmë të Qazim Laçi, ose Abrashin. Kanë cilësi të ndryshme secili lojtar, por që mund ta bëjnë mirë këtë rol.
Hysaj nuk dua ta vej në qendër të mbrojtjes, pasi ai vrapon shumë dhe në krahun e tij është një vlerë e shtuar. Nuk e kam problemin te Hysaj, problemin e kam të krahët e mesfushës, ajo është dilema më e madhe.
Cikalleshi gjithashtu është një lojtar që vrapon shumë dhe e njeh portën. Edhe Balaj është në formë të mirë. Mua më shqetëson mbrojtja më shumë se sulmi. Do të ishte mirë të merrnim 4 pikë në dy ndeshjet e para, pasi të dy rivalët tanë po kalojnë një formë të mirë”, u shpreh Reja./abcnews.al