Këngëtari i njohur, Blero ka zbuluar se ka qenë infektuar me koronavirus, mirëpo e ka mbajtur të fshehtë për publikun. Lajmin e ka bërë me dije së fundmi vetë këngëtari, teksa ka publikuar një foto nga spitali.
“Covid-in e kalova, tash angin, haj medet haj 2020, hajër inshallah.”, ka shkruar Blero, duke zbuluar se tashmë ndodhet në spital për shkak të sëmundjes së anginës.
Megjithatë, këngëtari nuk ka dhënë detaje të tjera për periudhën kur e ka kaluar infeksionin dhe si ka qenë gjendja e tij shëndetësore. xh.d/abcnews.al