Këngëtarja e njohur e pranon hapur: Gjatë martesës kisha lidhje paralele me një basketbollist

schedule12:09 - 3 Shtator, 2020

schedule 12:09 - 3 Shtator, 2020

Diva e muzikës pop, Mariah Carey i befasuar të gjithë me deklaratën e fundit. Ajo ka pranuar hapur se ka pasur një romancë me basketbollistin Derek Jeter gjatë kohës që ishte e martuar.

Në një intervistë për Vulture, këngëtarja deklaroi se shumë shpejt do të botojë librin autobiografik të saj, në të cilin ndër të tjera u përfshi dhe romanca e saj me basketbollistin.

Në atë kohë, ishte ende e martuar me producentin Tommy Mottola, edhe pse ata u divorcuan në 1998. Carey pranoi se puthja e shkëmbyer mes saj dhe Derek në pjesën e sipërme të ndërtesës së tij  e frymëzoi për këngën “The Roof”.

Gjithashtu, Mariah konfirmoi se dy këngë nga albumi i saj “Butterfly” i vitit 1997 ishin për ish-lojtarin e Yankee.

“Nuk mund ta harroj kurrë atë moment. Dua të them, nuk është sikur të ishte thellësisht intensive, stimuluese intelektuale, ishte një moment i shkëlqyeshëm dhe ndodhi në një mënyrë hyjnore”, rrëfeu ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!