Dy ngjarje të rënda në godinën ku prej muajsh luftohet me virusin e rrezikshëm ka detyruar autoritetet të mendojnë për të ndërmarrë një hap për sigurinë e pacientëve.
Abcnews.al mëson se drejtoria e Spitalit të Sanatoriumit po mendon të vendosë hekura në dritaret e dhomave, si pasojë e hedhjes nga lartësia e dy pacientëve në një periudhë kohore më pak se një muaj.
Më 13 gusht nga kati i tretë i këtij spitali u hodh Xhino Koça, 29-vjeçari nga Durrësi nga një familje e njohur në këtë qytet, i cili për pak ditë do të kthehej në shtëpi për shkak se gjendja e tij po stabilizohej.
Ndërkohë që ditën e djeshme Hasan Mira vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani, u hodh nga kati i katër i këtij spitali duke i dhënë fund jetës.
Lidhur me këtë dy ngjarje tashmë prokuroria ka nisur hetimet./m.v. abcnews.al