Sipas MeteoAlb: Ka vijuar me kthjellime e vranësira të shpeshta paraditja në territor por me vranësira të shpeshta dhe shira të dobët paraqiten zonat Lindore. SERISHT pas mesditës vranësirat fuqizohen duke sjellë shira afatshkurtër në zonat e ulëta, por më të dendur në zonat malore.
Temperaturat e ajrit nuk kanë ndryshuar gjatë mëngjesit por rritje të lehtë ka shënuar mesdita; mbi 27°C në Lezhë dhe Elbasan.
Era ka fryrë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det ka vijuar dallgëzim i ulët. /abcnews.al