Sezoni turistik, kufizim qarkullimi për mjetet e rënda

schedule16:05 - 10 Maj, 2018

schedule 16:05 - 10 Maj, 2018

Nga 15 Qershori në 15 Shtator mjeteve të rënda do t’u kufizohet lëvizja. Dy ministri, ajo e Infrastrukturës dhe e Brendshme po hartojnë një udhëzim të përbashkët për disiplinimin e trafikut gjatë sezonit turistik.

Për të disiplinuar trafikun gjatë sezonit turistik  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme kanë vendosur të kufiziojnë qarkullimin e mjeteve të rënda për transport mallrash. Kjo do të ndodhë në orare të caktuara, gjatë fundjavave, në segemente të caktuara rrugore.

Damian Gjiknuri: “Për të krijuar lehtësi për pushuesit, sidomos në ato zona që kanë intensitet me turizmin, bazuar në legjislacionin në fuqi, sëbashku me Ministrin  e Brendshëm do nxjerrim një udhëzim ku do të disiplinojmë trafikun e mjeteve të rënda. Duke vendosur nga 15 Qershori në 15 Shtator kufizim të trafikut të mjeteve të rënda në periudhat e fundjavave. Duke nisur nga e premtja përfshirë ditën e dielë trafiku i mjeteve të rënda do të ndalohet në disa segmente kryesore rrugore”

Segementet ku do të kufizohet lëvizja dhe oraret kur do të ndodhë do të detajohen në udhëzimin që pritet të dalë së shpejti. Për zbatimin në terren të tij do të kujdeset policia e qarkullimit rrugor, portet dhe doganat. Ndërkohë që për të mos penguar bizneset në aktivitetin e tyre, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, u konsultua me Shoqatën e Transportuesve Ndërkombëtare Rrugor, Drejtuesit e Porteve Detare dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar./abcnews.al