Tre ekipe të Superiores zbresin sot në fushë për miqësoret e radhës. Partizani i Ilir Dajës do të përballet me Pelister në stadiumin e Ohrit. Miqësorja e pestë për “Demat”, të cilët kanë fituar me Partizanin B dhe Pogradecin, kanë barazuar me Korabin dhe janë mposhtur nga Egnatia.
Ekipi kryeqytetas do të luajë edhe të shtunën, teksa përballë do të ketë Struga Trim Lum. Në fushë zbret edhe Vllaznia. Ekipi i Brdaric, që po kryen fazën përgatitore në Korçë, do të ndeshet me Devollin dhe trajneri gjerman do të ketë mundësinë të provojë lojtarët e ofruar në merkato.
Kastrioti-Dinamo është sfida e tretë. Krutanët janë rikthyer në Superiore dhe vijojnë punën nën drejtimin e Ndreut. Krutanët do të luajnë kundër “Nëndetëses” në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës.
Takimi i fundit është ai mes Skënderbeut dhe Besës. Djemtë e Julian Ahmatajt do të masin forcat ndaj verdhezinjve nga Kavaja, përballje që do të luhet në fushat e “Tropikal Resort”. /abcnews.al
Miqësoret e ekipeve të Superiores
Kastrioti-Dinamo 17:00
Devolli-Vllaznia 17:00
Partizani-Pelister 17:30
Skënderbeu-Besa 17:00