Fauci hedh poshtë zërat: Numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA është real

schedule23:55 - 1 Shtator, 2020

schedule 23:55 - 1 Shtator, 2020

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci ka folur në lidhje me të dhënat e fundit që tregojnë se pothuajse çdo amerikan që ka ndërruar jetë nga koronavirusi ka pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 94 për qind e atyre që kanë humbur jetë nga COVID-19 kishin të paktën një problem shëndetësor para-ekzistuese siç është presioni i lartë i gjakut, mbipesha ose diabeti.

Kjo bëri që disa të sugjerojnë se vetëm 9,000 njerëz në SHBA kanë vdekur nga koronavirusi dhe jo sa thonë shifrat zyrtare prej më shumë se 183,000.

Në fakt, edhe Presidenti Donald Trump ribotoi një pretendim që zbriste numrin e të viktimave nga koronavirusi, i cili u hoq më vonë nga Twitter për përhapje të informacionit të rremë.

Kurse, Fauci në një dalje në Good Morning America të martën u shpreh se numri i viktimave në SHBA nuk është i ekzagjeruar dhe se COVID-19 është një faktor kontribues në të gjitha këto vdekje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!