Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Como ka publikuar së fundmi një video të një pacienti i cili ja ka dalë të shërohet nga Covid-19.
Çomo ka përcjellë mesazhin e pacientit të shëruar duke e falënderuar atë për mirënjohjen.
“Mirënjohja e një zotërie, qe u largua nga Spitali, pas shërimit,Covid 19”, shkruan Shefja e Infektivit.
Ndërkohë pacienti i shëruar ka shprehur falënderimet për të gjithë stafin mjekësor të cilët i kanë shërbyer gjatë qëndrimit në Infektiv.
“Falënderoj shumë gjithë stafin e këtij spitali, pavionin e tretë që më kanë shërbyer. Bravo iu qoftë, janë treguar heronj dhe heroina, ja u bëftë zoti mbarë”, falënderon ai.
https://www.facebook.com/najada.como.7/videos/174072097557345