Rreziku i dhunës, opozita malazeze anulon festimet

schedule18:06 - 1 Shtator, 2020

schedule 18:06 - 1 Shtator, 2020

Udhëheqësit e opozitës në Mal të Zi u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre që të ndalin festimet e të mos dalin në rrugë.

Policia malazeze njoftoi se të hënën në mbrëmje ka identifikuar të paktën 11 ngjarje me elemente të dhunës, ndërsa koalicionet opozitare po festonin rezultatin e shënuar në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Udhëheqësit e koalicioneve opozitare, “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E zeza në të bardhë” të drejtuara nga Zdravko Krivokapiç, Aleksa Beçiç dhe Dritan Abazoviç dënuan incidentet.

Po ashtu, ata shprehën dyshimet se pas incidenteve qëndronin mbështetës të ish-qeverisë malazeze ose shërbimit sekret.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e cila aktualisht është në pushtet, tha se mbështetësit e opozitës, në disa qytete të Malit të Zi, kanë organizuar tubime, gjatë të cilave, “qytetarët janë provokuar në mënyrë agresive, me parulla nacionaliste”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!