AstraZeneca njoftoi se ka filluar provat e Fazës së Tretë të një vaksine kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. AZD 1222 është bërë vaksina e tretë që do të testohet në një shkallë të gjerë në SHBA, pas vaksinave të Modernas dhe Pfizer/BioNTechit, raporton CNN.
AstraZeneca ka njoftuar se dëshiron të “rekrutojë deri në 30 mijë të persona mbi 18 vjeç nga grupe të ndryshme raciale, etnike dhe gjeografike, të cilët janë të shëndetshëm, përfshirë të infektuarit me HIV të cilët janë më të rrezikuar nga virusi SARS-CoV-2”.
Pjesëmarrësit do të marrin dy doza aktive ose placebo, në një hark kohor prej dy javësh. Aktualisht, provat e Fazës së tretë të AZD1222 po vazhdojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut. Provat janë planifikuar gjithashtu në Japoni dhe Rusi.
Prova është financuar nga Autoriteti i Zhvillimit të Avancuar Biomedical, i cili drejtohet nga Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore dhe Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive./abcnews.al

