Brdaric: Jemi ende në merkato për një sulmues, kjo është një Vllazni e re!

schedule18:22 - 30 Gusht, 2020

schedule 18:22 - 30 Gusht, 2020

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka folur për mediat e pranishme në stadium pas fitores së Vllaznisë 2-1 në miqësore, ku ka treguar se ekipi i tij është ende në merkato për një sulmues goleador, si dhe nuk deshi të zbulojë objektiva konkretë për sezonin e ri.

“Jemi duke parë për shumë lojtarë në merkato, por po hasim shumë vështirësi për shkak të COVID. Ekipi duhet të blejë futbollistë të mëdhenj, por do shohim si do jetë gjendja e klubit. Të gjitha blerjet që janë bërë, janë bërë në bashkëpunim si klub i gjithi së bashku.

Ne do të marrim më të mirën prej tyre. E rëndësishme është që këta lojtarë të rriten dhe të luajnë sa më shumë. Është shumë e vështirë që futbollistët të vijnë të luajnë për Vllazninë në Shqipëri. Kemi bërë shumë negociata të vështira.

Është e vështirë, pasi dhe financat janë të pakta, prandaj dhe afrimi i lojtarëve është në bazë të aq sa mundësive se kemi. Bëhet fjalë për një Vllazni të re. Normalisht që kërkesat e mia janë për një sulmues. Na duhet një numër 9 para porte. Kemi nevojë urgjente për një sulmues goli. Shpresojmë që të marrim një emër të mirë.

Normalisht që ndeshjet do të jenë shumë të vështirë, unë i dua ndeshjet e vështira. Duke rritur nivelin e skuadrës, në javët në vazhdim të japim maksimumin ndaj çdo ekipi. Çdo skuadër kërkon trofe në fund të sezonit, por ne do të shohim gjatë sezonit për të vënë objektiva konkretë”, u shpreh Brdaric./acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!