Manchester United tregohet më i shpejtë dhe shfrytëzon raportin e mirë që ka me Ajax, për të transferuar një nga lojtarët më të mirë të mesfushës. Donny van de Beek do të luajë sezonin e ardhshëm në Premier League dhe kështu do t’i plotësohet një dëshirë e tij.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se holandezi ka pranuar ofertën e United dhe do të firmosë deri më 30 qershor të vitit 2025. Edhe Ajax është bindur nga oferta dhe do të përfitojë 50 milion euro plus bonuse.
https://twitter.com/FabrizioRomawo/status/1300012087213617159?s=20
Në të shkuarën Real Madrid kishte tentuar ta transferonte mesfushorin e spikatur të Ajax. Këtë verë në skenë doli edhe Barcelona dhe sipas mediave ishte trajneri Ronald Koeman që e donte në skuadër. Gjithsesi nuk ka pasur një ofertë zyrtare për të dhe United është treguar i shpejtë. /abcnews.al