Djegia e Kuranit nga aktivistët e ekstremit të djathë, shpërthejnë trazirat në Suedi

schedule15:24 - 29 Gusht, 2020

schedule 15:24 - 29 Gusht, 2020

Më shumë së 300 njerëz janë mbledhur për të protestuar pasi aktivistët e ekstremit të djathtë dogjën Kuranin në Malmo të Suedisë, sipas policisë.

Protestuesit shkaktuan zjarre dhe goditën me objekte të ndryshme ndaj policisë dhe forcave të shpëtimit duke plagosur disa oficerë policie. Policia ka arrestuar rreth 15 persona.

Aktivistët e ekstremit të djathë dogjën Kuranin të premten pasdite, pranë një lagjeje kryesisht me migrantë. Ngjarja  u filmua dhe postua në rrjetet sociale, sipas agjensisë së lajmeve TT.

Tre persona u arrestuan nën dyshimin e nxitjes së urrejtjes kundër një grupi etnik pasi dogjën librin e shenjtë të muslimanëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!