Huseynov: Sherri i dha fitoren Laçit, Cungu të vërë syze për rastet tona!

schedule23:11 - 27 Gusht, 2020

schedule 23:11 - 27 Gusht, 2020

Yunis Huseynov, trajneri i Kesla, pas ndeshjes me Laçin ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur për paraqitjen e ksuadrës së tij. Ai theksoi se lojtarëve u mungoi vetëbesimi dhe se Laçi fitoi prej pritjeve të portierit Alen Sherri. Në fund ai lëshoi edhe një “thumb” për trajneri Cungu.

“Donim të fitonim sonte, por kundërshtari ishte ekipi i mirë dhe shumë kompakt. Luajtëm mirë, por nuk i shfrytëzuam mundësitë që krijuam. Do të thosha që portieri u dha fitoren, pasi na pengoi të shënonim në dy raste. Pastaj penalltitë janë lotari. Ajo që më shqetësoi mua ishte mungesa e vetëbesimit te futbollistët”.

“Penalltia e pestë? Ai është kapiteni i parë dhe mori përgjegjësinë. Nuk i thashë asgjë. Mos të harrojmë se jo shumë njerëz mund të gjuajnë penallti. Madje i them faleminderit. Ishim të gatshëm për shumë penallti, pasi kemi punuar me to edhe në stërvitje. Nëse nuk do të hezitonim, fitorja do të kishte qenë e jona”.

“Ndëshkime për lojtarët? Jam i kënaqur me lojën e ekipit tim. Treguam lojë të mirë për 120 minuta. Nëse nuk do të ndodhte kështu, atëherë do të vepronim. Thjesht lojtarët nuk kishin vetëbesim.

“Trajneri kundërshtar tha se nuk krijuam shumë raste? Nuk më intereson çfarë ka thënë trajneri kundërshtar. nëse nuk i ka parë rastet tona për gol, atëherë ai duhet të vërë syze”, mbylli deklaratën e tij trajneri i Kesla, Yunis Huseynov. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!