Sipas Nju Jork Tajms, gjatë ditës pritet që presidenti amerikan Donald Trump të konfirmojë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja për programin bërthamor me Iranin. Gjithashtu kreu i Shtëpisë së Bardhë është i gatshëm të fusë sërish në fuqi sanksionet e 2015-ës.
Donald Trump do të deklarojë gjatë ditës tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja për programin bërthamor të Iranit. Lajmi konfirmohet nga prestigjozja Nju Jork Tajms, e cila citon burime diplomatike europiane që shpjegojnë se si aleatët e kontinentit të vjetër kanë dështuar të bindin presidentin amerikan se vendimi i tij rrezikon të provokojë tensione mes Teheranit dhe Perëndimit. Trump, shkruan ndër të tjera Nju Jork Tajms është i gatshëm që të fusë sërish në fuqi sanksionet që ishin ngrirë në 2015-ën.
Një nga diplomatët e intervistuar nga Trump u shpreh se mundësia që Trump të qëndrojë në marrëveshje është shumë e vogël. Ndër të tjera Uashingon Post shkruan se presidenti amerikan nk do të rinovojë shtyrjen e afateve që skadojnë në 12 maj, duke i hapur rrugë sanksioneve ndaj bankave të vendeve që nuk do të reduktojnë importimet e naftës iraniane.
Në profilin e tij në Tuiter Trump shkruan se në orën 20.00 me orën tonë lokale dhe 14.00 në shtetet e bashkuara të amerikës, do të bëjë publik vendimin për një dalje të mundshme nga marrëveshja bërthamore iraniane. Gjatë tre javëve të fundit Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania i kanë bërë presion Uashingtonit, dhe me anë të vizitave të profilit të lartë si ajo e presidentit francez Emmanuel Macron, kancelares gjermane Angela Merkel dhe të ministrit të jashtëm britanik Boris Xhonson, për të bindur Trump që dalja nga marrëveshja do të ishte nëj vendim i gabuar.
Presidenti iranian Rhani nga ana e tij deklaroi se dhe nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqeshin nga marrëveshja për programin bërthamor, Irani do i qëndrojë besnk marrëveshjes nëse Bashkimi Europian do të garantojë se republika islamike do të ketë përfitime nga kjo marrëveshje. /abcnews.al