Ministri Polak: Duhen data konkrete për anëtarësim në BE

schedule14:03 - 7 Maj, 2018

schedule 14:03 - 7 Maj, 2018

Ministri i jashtëm i Polonisë Jaçek Çaputoviç thotë se Bashkimi Europian duhet të japë data konkrete për antarësimin e vendit tonë. Deklaratën e bëri në Tiranë gjatë një konferencë për shtyp me homologun Ditmir Bushati. Ministri Çaputoviç, i sugjeroi ministrit tonë të jashtëm që të bashkëpunojnë me grupin, që është krijuar së fundi brenda Bashkimit Evropian, të cilët mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ka ardhur në Shqipëri si mbështetës i fortë i zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz ka një këshillë për Shqipërinë.

Jacek Czaputowicz, ministër i jashtëm i Polonisë:  “Në BE vazhdon diskutimi për zgjerimin në Bashkimin Evropian , por ka edhe fenomene siç është skepticizmi që burimin e ka tek kriza e emigrantëve. Këto zëra bëjnë çmos që ta pengojnë. Në BE vende të tilla si Bullgaria, Rumania, Polonia e mbështesin fuqishëm zgjerimin e Bashkimit Evropian. Sipas mendimit tonë duhet përcaktuar qartë data e hyrjes e prnaimit të këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse kjo i jep mundësi dhe shpresë që të punojnë siç duhet. Duke u përcaktuar një datë konkrete vendet do të kenë një periudhë të shpresës reale”.

Në konferencën për shtyp me homologun Dimir Bushati, ministri i Jashtëm i Polonisë zbuloi për herë të parë krijimin e një grupi të vendeve që mbështesin zgjerimin e Bashkimit Evropian me të cilët Shqipëria duhet të bashkëpunojë fort nënvizoi ai.

Jacek Czaputowicz, ministër i jashtëm i Polonisë: “Edhe ana tjetër duhet theksuar sepse është e domosdoshme që të arrihen përparime të prekshme në fushën e sundimit të ligjit. Çdo vend është në gjendje ta bëjë këtë nëse do të këtë marrë një sinjal të qartë për afatin e pranimit.

Është krijuar një grup që unë po e përdor për herë të parë emërtimin këtu, grupi vendeve që mbështesin zgjerimin e BE dhe ky funksionon brenda BE dhe është mirë që Shqipëria të bashkëpunojë me këtë grup që të mbajmë gjithmonë të hapur këtë kanal të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Ministri Ditmir Bushati konfirmoi bashkëpunimin me këto vende,Greqia tha ai është një mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Tashmë edhe bisedimet e nisura janë në rrugën e duhur tha ministri Bushati, sipas të cilit nuk janë afatet ato që kanë rëndësi në hapjen e këtij kapitulli të ri me shtetin grek.

 Ditmir Bushati: “Për t’iu kthyer afateve siç e tha ministri datat dhe afatet janë në thelb motivuese, e njëjta logjikë është e vlefshme dhe në raport me bisedimet që do të zhvillojmë me Greqinë, por nga ana tjetër me rastin në fjalë datat dhe afatet indikative nuk janë qëllim në vetvete. Është e rëndësishme të kemi një proces të shëndetshëm dhe të shkojmë mundësisht drejt një marrëveshje të re e cila duhet të jetë marrëveshje më e drejtë dhe në fund të ditës e zbatueshme për të dyja palët dhe duhet të jetë një marrëveshje e cila duhet të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Greqisë”.

Në takim u fol gjithashtu edhe për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkembimin e mallrave mes dy vendeve. /abcnews.al