Trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankovic, doli në konferencë në shtyp në ambientet e Air Albania Stadium pas fitores 0-1 kundër Tiranës, aty ku theksoi se fati ndikoi në këtë takim, si dhe i thuri elozhe talentit Ernest Muçi.
“Nuk ka rëndësi sa gola janë bërë, një apo dhjetë, rëndësi ka fitorja. Objektivi u arrit, u kualifikuam. Do ta analizojmë ndeshjen. Kishim një ekip shumë të motivuar dhe të përgatitur.
Fati është një faktor i rëndësishëm në jetë që duhet ta meritosh.. Ne e kemi merituar fatin dhe e fituam. A pata frikë? Frika është pjesë e sportit dhe e jetës. Isha i shqetësuar në disa momente, por nuk është se kisha frikë.
Takimi me Muçin? Unë si një ish-futbollist, e urova dhe i thashë që ka bërë një lojë shumë të mirë. Duhet të vazhdojë të luajë me këto ritme, po bën një punë të shkëlqyer.
Tani jemi në raundin e tretë, na presin ndeshje të vështira. Ne do të përgatitemi. Gushti ka qenë muaj i fortë për ne. Mbas ndeshjes së ardhshme do kemi një pauzë. Do e ve gishtin në kokë dhe do të mendoj.
Jam i kënaqur me punën e futbollistëve. Këto fitore të vështira ndihmojnë ekipet që të rriten. Dua të përgëzoj lojtarët e hedhur nga pankina. Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikpritës. Hera e parë që kam ardhur në Tiranë. Na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falënderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra”, u shpreh trajneri i Crvena Zvezdës./abcnews.al