Është mbyllur pjesa e parë e finales së UEFA Champions League mes Bayernit dhe PSG-së, me rezultatin e barabartë 0-0. Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre.
Lewandowski për Bayernin goditi shtyllën, ndërsa Coman pretendoi për penallti në fundin e pjesës së parë pas një shpërthimi nga krahu i majtë.
Edhe PSG, kishte shanse të arta. Fillimisht, është Neymar i cili ndalet në mënyrë fantastike nga Neuer, ndërsa Mbappe, bën huqjen e sezonit, duke mos arritur të mposhtë Neuer nga një penallti në lëvizje./abcnews.al