Nuk e mbajti dot detyrën më shumë se 5 muaj. Sabri Lamushi mund të ketë qenë një futbollist i madh i francez, me origjinë nga Tunizia, por në stol ai nuk mundi të shkëlqente, të paktën jo në këtë kupë të botës.
Federata Tuniziane e Futbollit vendosi ta largonte trajnerin e kombëtares menjëherë pas humbjes së rëndë ndaj Suedisë, dhe të emëronte shpejt pasardhësin.
Ky pasardhës është një francez 57-vjeçar, i quajtur Herve Renar, i cili luajti pak futboll si lojtar aktiv, por që ka drejtuar disa ekipe kombëtare si Marokun, Angolën, Zambian, ekipin përfaqësues të femrave të Francës, si dhe Arabinë Saudite.
Pikërisht me sauditët ai hyri në histori me fitoren 2-1 ndaj Argjentinës në ndeshjen e parë të Kupës së Botës në Katar katër vjet më parë.
Sa për Tunizinë, në ndeshjen e parë në turneun e madh, të mbiquajturit “shqiponjat e Kartagjenës” u mundën thellë 5-1 nga Suedia, në një lojë me një sens, dhe kjo duket se ishte një tronditje tepër e madhe për drejtuesit.
Lamushi, i lindur në Francë nga prindër tunizianë, e mbajti detyrën në ekipint përfaqësues të vendit të tij të origjinës vetëm për 5 muaj. Ai ishte në timonin e kombëtares për 5 ndeshje, duke pësuar tri humbje radhazi, pasi përpara Suedisë, Tunizinë e mundën edhe Belgjika 5-0 dhe Austria 1-0. Sipas mediave, besohet se Lamushi pati probleme me disa nga lojtarët, pra shkak i largimit ishte kryengritja në dhomën e zhveshjes./abcnews.al



