Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, i ftuar në emisionin Money Report në ABC News, ka vlerësuar pozitivisht reagimet e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë ambasadën amerikane dhe Bashkimin Europian, lidhur me projektet e mëdha investuese në vend, duke theksuar se ato do të ndjekin standardet europiane dhe ndërkombëtare.
Sipas tij, projekti në Zvërnec pritet të sjellë një ndikim të rëndësishëm ekonomik, me rreth 12–14 mijë vende pune gjatë fazës së ndërtimit dhe rreth 12 mijë vende pune të tjera në strukturat turistike si hotele me 5 yje.
Çoçoli theksoi se përfitimi kryesor për ekonominë vendase do të vijë nga punësimi i forcës së punës vendase, ulja e informalitetit dhe rritja e të ardhurave në buxhet, që në fazën e operimit mund të arrijnë deri në 90–100 milion euro. Ai shtoi se Shqipëria synon të tërheqë turistë elitarë krahas turizmit masiv, ndërsa përmendi edhe potencialin e zhvillimeve të ngjashme në Sazan Island, duke nënvizuar rëndësinë e transparencës së qeverisë dhe garantimit të marrëveshjeve të qarta me komunitetin vendas.
“Çdo qytetar i joni i ka mirëpritur reagimet qoftë të ambasadës amerikanë, qoftë të BE. Pasi do të ndiqet të gjitha standardet e BE dhe botërore. Zvërneci është një projekt i rëndësishme, pasi ndërton vende të reja pune, mund të angazhohet 12-14 mijë vende pune, për projektin. E dyta mesa kemi dëgjuar, vlera e ndërtimeve turistike, rreth 12 mijë vetë do të punësohen me kohë të plotë, hotelet me 5 yje që do të ndërtohen atje. Ky ishte përfitimi i parë që ne marrim si ekonomi.
Kryesorja është që qeveria jonë të ketë një kontratë që krahu kryesor i punës të jetë vendas. Nuk do të kemi informaliteti, të ardhurat në shtet, në momentin kur fillon operimi do të jetë diku 90-100 milion euro në buxhetin e shtetit. Vendi fiton shumë turistë elitar. Krahas turizmit masiv ne na intereson që ne të kemi edhe turistë elitarë. Përpjekja e dytë, që qytetarët e dinë që ne mund të kishim një ‘Porto Duraso”. Uroj që qoftë investimi në Zvërnec dhe ai në Sazan, krah mbështetjes së BE, që realisht këta investues të rëndësishëm të mos kthehen pas. Ajo që është kryesorja është që qeveria duhet të bëjë transparencë, për projektin, dhe marrëveshjen që është bërë me banorët atje”, tha Çoçoli.



