Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident në autostradën Vlorë–Fier, motori përplaset me makinën

schedule14:53 - 16 Qershor, 2026

schedule 14:53 - 16 Qershor, 2026

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Vlorë–Fier, pranë nënkalimit të Panajasë, ku një automjet është përplasur me një motor.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një gabim në manovrim. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, ndërsa motorët e tjerë kanë marrë daljen nga autostrada, drejtuesi i motorit është futur në autostradë në momentet e fundit. Kjo lëvizje ka bërë që një automjet tip Audi Q5, që po qarkullonte në të njëjtin drejtim, ta godasë nga pas.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar lehtë dhe ka marrë plagë të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Trafiku në zonë ka vijuar normalisht pas largimit të mjeteve të përfshira në përplasje.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!