Ish-mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Një deklaratë nga klubi katalanas konfirmoi se Pjanic ishte testuar pozitiv, pasi ndjeu disa simptoma sot.
Lojtari do të mbetet i izoluar në shtëpi për 15 ditë dhe nuk do të jetë në gjendje të fillojë stërvitjen para-sezonale me Barcelonën. Një goditje për Pjanic, i cili ishte caktuar të fluturonte javën e ardhshme.
Ai ishte me pushime në Porto Cervo, Sardenjë, e cili është bërë një vatër e re e rasteve Koronavirus në Itali. 30 vjeçari kompletoi transferimin për 60 milion euro si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melo./abcnews.al
❗ ÚLTIMA HORA
Pjanic, positiu per Covid-19https://t.co/0TkClT8iis— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) August 23, 2020