Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm çeljen e konkursit të fotografisë dixhitale, i cili këtë vit do të fokusohet tek “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane” e Shqipërisë. Përmes një statusi në facebook, të shoqëruar edhe me foto nga llixhat e Bënjës në Përmet, Rama njofton se konkursi do të jetë i hapur deri më 30 korrik 2018 për të gjitha fotot që nxjerrin në pah vlerat e shoqërisë shqiptare apo pamjet mahnitëse nga çdo cep i vendit.
Njoftimi i plotë i Ramës në facebook
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e çeljes së konkursit të fotografisë dixhitale #ColoursofAlbania2018, që për këtë vit do të fokusohet tek “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane” e Shqipërisë, ju uroj një fundjavë të qetë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 korrik 2018 për të gjitha fotot tuaja që do të nxjerrin në pah vlerat e jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare apo pamjet mahnitëse që aparati juaj mund të kapë lehtësisht në çdo pëllëmbë të vendit”- shkruan kryeministri. /abcnews.al